20:54 / E Shtunë, 30 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gjesti fantastik i Pogbas dhe deklarata e tij për Messin [Foto]

Franca mposhti Argjentinën me rezultat 4-3 duke e eliminuar nga Kupa e Botës.

Kjo humbje ishte mjaft e dhimbshme për Messin, i cili sërish mbetet pa këtë trofe në skenën ndërkombëtare.

Në fund të ndeshjës, përpos bashkëlojtarëve të tij francez që ka në skuadrën e Barcelonës, edhe Paul Pogba gjeti kohë për ta ngushëlluar yllin argjentinas, gjest ky që është përshëndetur mjaft shumë.

Në fund të ndeshjës Pogba deklaroi: Kemi luajtur kundër lojtarit më të mirë në botë. Ka 10 vite që e shikoj atë për të mësuar prej tij, ai më bën ta dua futbollin. Ai do të jetë gjithmonë një idhull për mua./IndeksOnline/

Temat: