Courtois “thumbon” portierin e Anglisë për golin e Januzajt (Video)
Adnan Januzaj shënoi një gol të bukur në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve të Kupës së Botës në fitoren 1-0 kundër Anglisë.
Megjithatë, portieri i Chelseas, Thibaut Courtois ka thënë se një gjuajtje të tillë do ta priste, shkruan indeksonline.
Ai ka shtuar se Jordan Pickford është më i shkurt dhe për këtë arsye nuk arriti ta pres gjuajtjen e Januzajt.
“Portieri i Anglisë është 10 cm më i vogël se unë”, tha ish-portieri i Atletico Madridit.
“Unë mendoj se do ta kisha kapur topin. Ai ishte shumë i zënë me hedhjen e këmbëve në ajër”, shtoi Courtois. /IndeksOnline/