75 Mall Live Search
08:33 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Drita sot e zhvillon ndeshjen e kthimit

Skuadra kosovare, FC Drita sot e zhvillon ndeshjen e kthimit në kuadër të kualifikimeve për në Ligën e Kampionëve.

Klubi nga Kosova luan nga ora 19:00 ndaj skuadrës së FF Malmos, shkruan IndeksOnline.

Para një jave ndeshja e parë u zhvillua në stadiumin “Adem Jashari” dhe përfundoi me rezultat 3-0, në të mirë të klubit nga Suedia.

Takimi luhet në stadiumin e Malmos nga ora 19:00. Përveç skuadrës kosovare, sonte luan edhe Kukësi./IndeksOnline/