75 Mall Live Search
10:59 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Rikonfirmuam përkushtimin për dinamizmin e fazës së fundit të dialogut

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bashkë me udhëheqësit dhe liderët e partive politike parlamentare është takuar me Përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme, Federica Mogherinin.

Thaçi ka thënë se në këtë takim kanë rikonfirmuar përkushtimin për dinamizmin e fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Bashkë me udhëheqësit institucionalë dhe liderët politikë të partive politike parlamentare, që janë pjesë e koalicionit qeverisës, takuam përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Në këtë takim rikonfirmuam përkushtimin tonë për dinamizmin e fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme.

Kjo do të t’i hapë rrugë njohjes së Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimit të Kosovës në strukturat euroatlanike. Kosova edhe në takimet e radhës do të jetë unike si në përfaqësim ashtu edhe në qëndrimet politike./Indeksonline/

Temat: