Ancelotti e arrin synimin, e sjellë te Napoli ish lojtarin e PSG-së
Carlo Ancelotti e ka arritur qëllimin e tij. Skuadra e tij, Napoli ka arritur marrëveshje me mbrojtësin afrikan, Youssouf Sabaly.
Ish lojtari i PSG-së ka aterruar në Milano ku shumë shpejt do të iu nënshtrohet testeve mjekësore te Napoli.
Mbrojtësi i krahut nga Senegali i kishte rënë në sy Ancelottit na kohën kur ishte te PSG, por konkurrenca kishte bërë që Sabaly mos të zinte vend në formacionin e skuadrës franceze.
Së fundi, Sabaly ishte pjesë e skuadrës së Bordo./Indeksonline/