Feronikeli fiton një titull të rëndësishëm para fillimit të sezonit të ri
Është zhvilluar turneu përkujtimor “Rexhep Rexhepi 2018”, për nder të ish-futbollistit të KF Feronikelit, Rexhep Rexhepi, emrin e të cilit e mban me krenari stadiumi i qytetit.
Fitues i turneut për këtë vit është KF Feronikeli, transmeton IndeksOnline.
Në turne morën pjesë katër skuadre: skuadra e parë e KF Feronikelit, skuadra e dytë e KF Feronikelit, KF Drenasi dhe KF Dukagjini.
Secila lojë zgjati nga 45 minuta dhe të njëjtat u zhvilluan me sistem eliminimi.
Sipas ndarjes së shortit gjysënfinal, skuadra e dytë e Feronikelit luajti kundër KF Drenasit, me ç’rast skuadra e dytë e Feronikelit fitoi me rezultat. 2-0.
Ndeshja e dytë gjysëmfinale u zhvillua ndërmjet skuadrës së parë të Feronikelit dhe KF Dukagjinit, ku fitoi kjo e fundit pas zhvillimit të penalltive.
Në finale u përballën skuadra dytë e KF Feronikelit dhe KF Dukagjini, me ç’rast fitues u shpall skuadra dytë e Feronikelit, pas fitores me rezultat. 2-0.
Golat e fitores i shënuan Prince Balde në minutën e 36’ dhe A. Magani në minutën e 45’./IndeksOnline/