Messi e nis si kapiten me trofe, Barca superkampion e Spanjës (Video)
Barcelona ka triumfuar në Superkupën e Spanjës.
Katalonasit mposhtën Sevillën me rezultat 2-1 në një ndeshje që ishin në disavantazh.
Sevilla kaloi e para në epërsi në minutën e nëntë me golin e Sarabia, shkruan indeksonline.
Në minutën e 42-të, Pique shfrytëzoi një gabim të portierit për të barazuar rezultatin.
Golin e fitorës për Barcën e shënoi Ousmane Dembele në minutën e 79-të pas një goditje të fortë.
Ky është trofeu i 13-të i superkupës në histori të klubit, tre më shumë se Reali në vendin e dytë.
Me këtë triumf, Messi bëhet futbollisti i Barcelonës me më shumë trofe të fituar. /IndeksOnline/