Dorëzohet kërkesa e AAK-së në Prizren për mbledhje të jashtëzakonshme [Foto]
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Prizren ka dorëzuar sot kërkesën për mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të shoqëruar me 16 nënshkrime.
Kjo degë e AAK-së në bazë të nenit 44, Pika 1 dhe Pika 2 e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, si dhe nenit 30 të Statutit të Komunës së Prizrenit, me iniciativën e Grupit Parlamentar të AAK-së dhe përmes nënshkrimeve të anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit kërkon nga kryesuesi ta thërrasë mbledhjen e jashtëzakonshme me këtë rend dite: “Debat për mos mbajtjen e Festivalit “Zambaku i Prizrenit”.
Bashkëngjitur kërkesa me listën me 16 nënshkrime të Anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prizrenit mbledhje të jashtëzakonshme./Indeksonline/