75 Mall Live Search
09:55 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Mikaile Tmusic është përforcimi i radhës te Prishtina

Njëri ndër basketbollistët më të mirë në Superligën e Kosovës, Mikaile Tmusic është transferimi i radhës i Prishtinës.

Tmusic që vitin e kaluar mbronte ngjyrat e KB Bashkimit, ishte lojtari kryesor i ekipit prizrenas që arriti të fitonte titullin e tyre të parë.

Mikaile njihet si lojtar mjaft i rëndësishëm për ekip, sepse është i fuqishëm në mbrojtje, kurse në sulm treshet janë pika më e fortë e tij.

Mikaile Tmusic, gjithashtu këtë vit debutoi edhe për Kosovën në kualifikimet për Botërorin, Kina 2019./IndeksOnline/

Image may contain: 1 person, playing a sport and basketball court