75 Mall Live Search
11:54 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Delegacioni për bisedime mblidhet sërish

Mëngjesin e sotëm delegacioni që përfaqësoi Kosovën në Bruksel u takua në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Delegacioni në krye me presidentin Hashim Thaçi zhvilloi takimin e paparalajmëruar në të cilin u diskutua për çështjen e ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Por burime të Indeksonline bëjnë të ditur se takimi në fjalë do të vazhdojë sërish në ora 14:30.

Në takim pritet të jetë i pranishëm edhe Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie.

Në takimin e mëngjesit të pranishëm ishin kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

Pas takimit kryeministri Haradinaj u deklarua për media duke shprehur bindjen se edhe vetë presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës./Indeksonline/