75 Mall Live Search
10:50 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vinicius nuk luan në UEFA Ligën e të Rinjëve: Çfarë nënkupton kjo?

Vinicius Junior vazhdon të ”trokasë” në derën e Julen Lopeteguit, por mbetet të shihet nëse trajneri i Real Madridit do t’i japë brazilianit një shans.

Lojtari nuk është edhe aq i shqetësuar, ai e di se është vendimi i trajnerit dhe ai është duke punuar shumë për ta bindur atë.

Tifozët e Real Madridit mezi presin që ta shohin Vinicius duke luajtur përkrah Marco Asensios dhe Gareth Bales, por vendimi i takon Lopeteguit, transmeton IndeksOnline.

Vendimi për t’i dhënë sulmuesit të talentuar një vend në fotografinë zyrtare ishte një indikacion i qartë se hierarkia e Madridit beson se ai do të bëhet yll i futbollit.

Dhe Lopetegui ka ende paksa dyshime në aftësitë e Vinicius pas paraqitjeve të tij së fundmi për skuadrën B.

Ishte përfolur se 18-vjeçari do të paraqitet në Ligën e të Rinjëve të UEFA-s për shkak të moshës së tij, megjithatë klubi nuk ka vendosur kështu dhe duket se inkuadrimi i tij në skuadrën e parë është afër.

Vinicius vazhdon të bindë në çdo ndeshje për skuadrën B si dhe në seancat e tij të përditshme në stërvitje dhe Lopetegui është i bindur se Mariano dhe i riu brazilian do ta kenë shansin e tyre.

Dje, i riu i talentuar postoi një storie në Instagram, e cila mori vëmendjen e të gjithëve.

Në një fotografi, Vinicius ka lënë një mesazh të qartë: ”Java e Champions Leagues dhe La Ligas. Në rrugën e lumturisë”, shkroi ai.

A është Vinicius një hap afër debutimit të tij zyrtar te Real Madridi?/IndeksOnline/