Arrestohen hajnat që vidhnin derivate nga “Bechtel-Enka”
Policia ka arrestuar gjashtë persona të cilët vidhnin derviate dhe materiale ë tjera në punishten e kompanisë “Bechtel-Enka”, në Hani i Elezit.
Sipas njoftimit të Zyrës së Policisë së rajonit të Ferizajt arrestimi i tyre ka ardhur pas një pune operative, ku edhe kanë konfiskuar 400 litra derivate e shumë të tjera si prova materiale, transmeton Indeksonline.
Ky është njoftimi i policisë:
Pas një pune të suksesshme operative, hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve të Ferizajt kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar lidhur me disa raste të vjedhjeve të cilat kanë ndodhur në punishtet e kompanisë ,,Bechtel-Enka” muajve të fundit.
Raportet e para flasin se K.T 35 vjeç ,N.K.30 vjeç,D.K.23 vjeç,M.K. 38 vjeç,E.R. 20 vjeç dhe H.L. 40 vjeç, nën dyshimin e bazuar se në mënyrë të organizuar dhe në vazhdimësi kanë kryer vjedhjen e derivateve dhe materialeve tjera në punishtet e kompanisë ,,Bechtel-Enka”.
Sot hetuesit policorë kanë bërë kontrollimin e gjashtë lokacioneve të ndryshme në komunën e Hanit të Elezit ,ku janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale:
-400 litra derivate
-një bure e metaltë
-35 bidonë plastike për derivate
-pompa dhe gypa plastikë për nxjerrjen e derivateve nga rezervuari
-si dhe një shumë të konsiderueshme të parave të gatshme.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të gjithë të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.
Me respekt:
Toger Agim Gashi
Zyra Rajonale për Informim
DRP Ferizaj