22:42 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ndalet Barcelona, Girona i nxjerrë pikë në Camp Nou

Barcelona është ndalur në barazim në xhiron e pestë të La Ligas.

Pas katër fitoresh, skuadra e drejtuar nga Valverde barazoi në Camp Nou me rezultat 2-2 kundër Gironas.

Barca kaloi e para në epërsi në minutën e 19-të me golin e Leo Messi, shkruan indeksonline.

Ndeshja u komplikua për kampionët në fuqi në minutën e 35-të kur Lenglet u largua me karton të kuq.

Stuani arriti të barazoj rezultatin në minutën e fundit të pjesës së parë.

I njëjti, gjashtë minuta me të filluar pjesa e dytë kaloi skuadrën e tij në epërsi.

Barcelona arriti të barazoj në minutën e 63-të me golin e Gerard Pique.

Pas këtij barazimi, katalonasit janë në vendin e parë me 13 pikë aq sa ka edhe Real Madrid. /IndeksOnline/