Edhe Marcelo mungon ndaj Atleticos, ja kur pritet të rikthehet
Marcelo vuan nga disa probleme muskulore në këmbën e djathtë dhe nuk është duke u stërvitur as sot me pjesën tjetër të skuadrës.
Braziliani do ta humbas ndeshjen ndaj rivalit lokal, Atletico Madridit, pasi mori një lëndim në kofshë në ndeshjen kundër Sevillas, që do ta lërë atë jashtë fushave për dy javë.
Sipas një postimi në sajtin zyrtar, rikthimi i Marcelos do të varet nga ajo se si përparon braziliani me procesin e rikuperimit, por nuk do të kthehet për së paku 14 ditë.
Përveç ndeshjes ndaj Atletico Madridit, braziliani do të humbasë edhe ndeshjen kundër CSKA Moscoë në Ligën e Kampionëve dhe atë në La Liga kundër Alavesit.
Përvec Marcelos, Real Madridi do të luaj derbin lokal edhe pa yllin tjetër të skuadrës Isco. Lajm i mirë është rikthimi në stërvitje i mbrojtësit Dani Carvajal, i cili sipas gjitha gjasave do të luaj ndaj Atletico Madrid. /IndeksOnline/