Dy gola në katër ndeshje: E mbani mend Cristianon?
Real Madridi është duke pasur probleme për të shënuar gola.
Barazimi pa gola në derbin e djeshëm me Atletico Madridin nënkupton se Reali i ka shënuar vetëm dy gola në katër ndeshjet e fundit.
Tani, Real Madridi i ka punët edhe më keq, pasi do t’i kërkojë golat në mungesë të Gareth Bale.
Dhe natyrisht se është e vështirë të mos mendosh rreth Cristiano Ronaldos, transmeton IndeksOnline.
Diego Simeone e di se si është të luash në Bernabeu dhe të largohesh me rezultat pozitiv. Atletico iu shmangë humbjes duke marrë pikë të rëndësishme.
”Rojiblancos” ishte skuadër më e mirë në pjesën e parë, por ngeci në pjesën e dytë./IndeksOnline/