Gjyqtari shënon nga penalltia në Ligën Amatore të Rusisë
Nuk e prisnim që të shkruanim për golin e shënuar nga një gjyqtar, megjithatë kjo tashmë ndodhi.
Siç mund ta shihni në pamjet e mëposhtme, një gjyqtar i ndeshjes shënoi një gol të bukur për rezultatin, 4-2 pasi futbollisti i LFC Manas dështoib nga pika e bardhë.
Dukej që gjyqtari, Atay Daudoy ishte i lënduar pas këtij incidenti, por sipas kanalit zyrtar të LFL në YouTube, goli u pranua, transmeton IndeksOnline.
Liga Amatore e Rusisë e postoi një klip të këtij momenti sot, dhe ju patjetër se duhet t’i shikoni reagimet e të dyja skuadrave.
Skena të pabesueshme në Makhachkala, apo jo?
KizDD, skuadra që e humbi penalltinë, shënoi më pas dy gola për ta marrë një barazim të merituar në këtë ndeshje.
Megjithatë, ishte gjyqtari ai që e mori gjithë vëmendjen me incidentin e tij të tmerrshëm./IndeksOnline/