75 Mall Live Search
09:16 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Khabib vs. McGregor, del episodi i dytë i “Embedded”

UFC Embedded është një blog videosh që tregon ditët e fundit të luftëtarëve në prag të ndeshjeve. Xhirimet nuk janë të inskenuara. Çdo gjë është spontane, teksa UFC zbulon prapaskenat e përgatitjeve të luftëtarëve në prag të ndeshjes. Gjithçka e filmuar nga palestra e sportistëve protagonistë.

Si në çdo eveniment gjigant të UFC, në javën e supersfidës më të madhe të historisë federata ka postuar episodin e dyt të Embedded, ku shfaqen dy protagonistët e këtij eventi, kampioni në fuqi i peshës së lehtë Khabib Nurmagomedov dhe ish-kampioni i këtij divizioni, Conor McGregor.

Eventi UFC-229 do të zhvillohet më 6 tetor në “T-Mobile Arena” të Las vegasit, në atë që konsiderohet eventi më i ndjekur i historisë, ku dueli mes Khabib dhe McGregor që vlerësohet si përballja më e fortë e historisë së arteve marciale mikse.