Guardiola i ftohë gjakrat para derbit me Liverpoolin
Trajneri i Manchester City i ka bërë thirrje tifozëve të Liverpoolit që ta vazhdojnë traditën e tyre të pritjeve miqësore.
Të dielën në “Anfield”, Liverpool e pret Manchester Cityn për të shënuar derbin e javës. Në vizitën e fundit, autobusi i Manchester Cityt ishte sulmuar nga tifozët e Liverpool, transmeton Indeksonline.
“E vetmja mënyrë për të mbrojtur autobusin është që tifozët e Liverpool të tregohen si tifozë të Liverpool” tha Guardiola në konferencën para ndeshjes.
“Mënyra më e mirë kur njerëzit arrijnë në stadium, ata do të shohin futboll dhe ta shijojnë atë” vazhdoi Guardiola.
Ai u shprehë se nuk ka nevojë që policia ta mbrojë autobusin pasi që dy ekipet po shkojnë të luajnë futboll./Indeksonline/