75 Mall Live Search
21:02 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vendimi befasues i Berlusconit, në skuadrën e tij lojtarë pa mjekra, tatuazhe e vathë

Silvio Berlusconi ka filluar planet për ndërtimin e një skuadre të fuqishme pas blerjes së Monzas.

Ish presidenti i Milanit ka thënë se në skuadrën e tij asnjë futbollistë nuk do të ketë mjekra, tatuazhe, as vathë ne vesh.

“Do të jetë një ekip i ri me futbollistë të talentuar e shembullorë. Asnjëri nuk do të lejohet të ketë mjekër, tatuazh apo vath në vesh.

Do ta trajtojnë gjyqtarin si padrod, do të shtrëngojnë duart me kundërshtarët pas ndeshjes. Me pak fjalë, diçka ndryshe nga futbolli aktual” ka thënë Berlusconi./Indeksonline/