Ibra kundër Manchesterit, mbron Mourinhon
Zlatan Ibrahimovic duket se është shumë i lidhur me ish-trajnerin e tij te Manchester United, Jose Mourinho.
Sulmuesi suedez ka folur rreth problemeve që trajneri portugez ka në Old Traford sidomos me Paul Pogban dhe mungesën e rezultateve pozitive.
Ai ka thënë se nuk është faji i trajnerit që Manchesteri është në këtë gjendje, shkruan indeksonline.
“Unë mendoj se ai është trajner i duhur për atë klub, për atë skuadër, ai ka aftësinë për të fituar [Premier League], por një trajner është po aq i mirë sa ekipi i tij, kështu që ai nuk mund të bëjë mrekulli në qoftë se skuadra nuk është mjaft e mirë”, ka thënë Ibrahimovic.
Ibrahimovic është duke shkëlqyer në MLS me LA Galaxy ku në 21 ndeshje ka shënuar 20 gola. /IndeksOnline/