18:13 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Bayern rikthehet te fitorja, poker golash nga Dortmund

Pas dy humbjesh dhe dy barazimeve mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve, Bayerni është rikthyer te fitorja.

Bavarezët mposhtën me rezultat 1-3 skuadrën e ëolsburg, me në krye Leëandoëskin i cili ishte në formë të shkëlqyer.

hënoi një dopietë dhe asistoi për mesfushorin James Rodriguez në golin e tretë, ndërsa vendasit shënuan me ëeghorst golin që do të vlejë vetëm për statistikë.

Borussia Dortmund vijon të ecë me hap kryesuesi, pasi mposhti me rezultatin e thellë 0-4, Stuttgartin në transfertë. Verdhezinjtë shënuan 3 herë brenda pjesës së parë me anë të Reus, Paco Alcacer dhe Sancho, ndërsa në 45-minutëshin e dytë gjetën golin me anë të Philip, 5 minuta larg fundit të sfidës.

Bayer Leverkusen shënoi një gol në minutat shtesë dhe arriti të marrë një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Hannoverit, duke shmangur humbjen, por gjithsesi jo krizën e rezultateve. Në barazim, por këtë herë pa gola, përfundoi edhe sfida mes Augsburgut dhe Leipzigut, ndërsa Hoffenhaim triumfoi me rezultatin 1-3 në transfertën ndaj Nurnbergut. /IndeksOnline/