Infantino viziton Katarin, njihet me punimet në stadiume para Botërorit
Shefi i FIFA-s, Gianni Infantino e ka lavdëruar progresin e infrastrukturës së Katarit dhe e ka përshkruar Kampionatin Botëror të vitit 2022 si mundësi unike për tifozët e futbollit që të shijojnë kulturë të re gjatë kësaj gare.
Infantino vizitoi ”Al Wakrah Stadium” para se të vazhdonte me helikopter për t’i parë shtatë stadiumet tjera të propozuara, së bashku me qendrat stërvitore.
Ai arriti në Al Wakrah duke u bërë njëri prej njerëzve të parë që udhëtojnë në me Doha Metro, sistem tranzicioni i cili do të funksionalizohet në fund të vitit, transmeton IndeksOnline.
Më pas, Infantino vazhdoi nga Doha Exhibition dhe Qendra Kovencionale (DCECC), në West Bay, duke bërë një rrugëtim prej 20 minutash.
Gjatë një interviste në ”Al Wakrah Stadium”, një stadium me kapacitet prej 40 mijë ulësesh, që është i propozuar për çerekfinalen e Botërorit, Infantino tha:
”Stadiumi është tejet impresiv. Kur ju hyni brenda, ju mund ta ndjeni sa madhështor është. Dhe ju mund ta shihni progresin, i cili është duke u bërë katër vite para Botërorit”.
”Unë mendoj se ky Botëror është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për Katarin, por edhe për gjithë botën. Kjo është një mundësi unike për njerëzit që të njihen me kultura të reja”, tha Infantino në mes të tjerash./IndeksOnline/