Conte shkëput kontratën me Chelsean, i gatshëm për Realin
Në gjykatën e Londrës është firmosur zgjidhja e marrëveshjes kontraktuale që mbante të lidhur klubin e Chelsea-it me trajnerin italian Antonio Conte, që tashmë është i lirë.
Conte mbyll kështu kapitullin anglez, një aventure e sukseshme pas fitimit të trofeut të Premier Leagues me blutë e Londrës, por që nuk përfundoi sikurse nisi.
Gjithsesi, në çështjen e tij kundrejt Abramovich që i takonte ta pagunte edhe për një vit, Conte mësohet të këtë nxituar procesin e mbylljes kontraktuale në gjykatë, e gjitha kjo për të qënë i lirë tashmë që marrëveshja e tij me Realin e Madridit projektohet e mbyllur.
Mediat spekulojnë se çështja e largimit të Lopeteguit konsiderohet e mbyllur, me 52-vjeçarin spanjoll që mesa duket do të ndalet në stacionin e El Clasicos.
Akoma më i bindur do të jetë për këtë vendim, presidenti Florentino Perez në rast të një disfate në Camp Nou ditën e dielë, tashmë me Conten e sigurtë vetëm një mrekulli mund t’i jepte vazhdimësine në stolin e Realit ish teknikut të kombëtares spanjolle.