”Perla” e Bleros – pyet nëse Superliga e Kosovës ka sistemin, VAR
Këngëtari i njohur kosovar, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, ka qenë së fundmi i ftuar në ”Dueli Sportiv”.
Blero i ka komentuar zhvillimet e fundit në futboll, e në veçanti atë vendor.
Për ironi, Blero ka pranuar se ka menduar që sistemi, VAR është funksional në Superligën e Kosovës, transmeton IndeksOnline.
”A nuk ka në Kosovë VAR?”, pyeti Blero.
Pasi mori përgjigjjen e duhur, ai kërkoi nga Federata e Futbollit të Kosovës që ta funksionalizojë këtë sistem menjëherë.
Përndryshe, në arenën ndërkombëtare, Blero njihet si tifoz i flaktë i Barcelonës./IndeksOnline/