Gjykata e Apelit refuzon ankesën e zëvendësministrit të dyshuar për “Marrje të Ryshfetit”
Gjykata e Apelit të Kosovës ka marr vendim që të refuzohet ankesa e avokatëve mbrojtës të Zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, Musa Cena dhe dy të dyshuarve tjerë (Nysret Shala, zyrtarë në Komunën e Rahovecit dhe Hazer Shehu, pronarë i një kompanie private në Kosovë) kundër caktimit të masës së paraburgimit.
Në këtë mënyrë Gjykata e Apelit, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 21.10.2018.
Të tre këta, po dyshohen nga ana e prokurorisë, për shkak të veprës penale në bashkëkryerje: “Marrje ryshfeti “ nga neni 428, lidhur me nenin 31 Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 i këtij kodi . Ndërsa i pandehuri Nysret Shala, zyrtarë në Komunën e Rahovecit për shkak të veprës penale “Ndihmë (në marrje ryshfeti)”, nga neni 33 i po të njëjtit ligj.
Ekskluzive: Këta janë dy personat tjerë që u arrestuan për ‘Marrje të Ryshfetit’