Klopp konfirmon dy mungesa ndaj Arsenalit, Shaqa me gjasa të mira të startoi
Jurgen Klopp ka konfirmuar mungesën e dy mesfushorëve për përballjen ndaj Arsenalit.
Trajneri gjerman ka thënë se Henderson dhe Keita ende nuk janë gati për lojë, por që shpreson në rikthimin e shpejt të tyre.
Në bazë të shumë parashikimeve, Shaqiri mund të startoi në derbin e nesërm.
Futbollisti kosovar pritet të jetë në fushë prapa treshes sulmuese, Salah-Mane-Firmino, bashkë me Milner e Wijnaldum.
Ndeshja derbi zhvillohet nesër duke filluar në orën 18:30./Indeksonline/