14:00 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ibrahimovic thyen heshtjen, flet për herë të parë për rikthimin në Milan

Mediat italiane vazhdojnë të raportojnë vazhdimisht për interesimin e fuqishëm të Milanit për Zlatan Ibrahimovic.

Deri më tani, sulmuesi suedez nuk i ka komentuar zërat, në Los Anxhelos, kur Ibra e prezantoi librin e tij, i komentoi vendosi të fliste.

”Këto zëra po qarkullojnë, janë të mira. Këto më bëjnë të ndihem i gjallë. Kjo nënkupton se unë jam ende i gjallë”.

”Ndjej se jetoj ende dhe se mund të kontribojë diçka”, vazhdoi Ibrahimovic, transmeton IndeksOnline.

Image result for ibrahimovic

”Edhe pas lëndimit tim, unë kam aftësi t’i rrezikoj të tjerët. Njerëzit ende besojnë tek unë”.

Gjithashtu, Ibrahimovic ka folur edhe për raportet me ish-skuadrën e tij, Malmon.

”Unë dhe Malmo kemi raporte të mira. Kurrë nuk ia kam mbyllur dyert klubit, por nuk e di nëse një lëvizje mund të ndodhë”.

”Dera është gjithnjë e hapur, për aq kohë sa luaj futboll, çdo gjë është e mundur”, përfundoi ”Ibracadabra”./IndeksOnline/