75 Mall Live Search
11:50 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Më në fund: Cristiano Ronaldo fejohet me të dashurën, Georgina Rodriguez

Cristiano Ronaldo, raportohet, se e ka pyetur të dashurën e tij, Georgina Rodriguez për martesë.

Bukuroshja spanjolle i ka thënë ”Po” dhe i ka filluar kërkimet e para për fustanin e nusërisë, shkruan gazeta portugeze, Correio de Manha.

Dyshja është duke jetuar në itali dhe së bashku kanë një vajzë një-vjeçare, Alana Martina, transmeton IndeksOnline.

Georgina, e cila i ka dalur Ronaldos në mbështetje pas akuzave për përdhunim, është gjithashtu duke e ndihmuar futbollistin t’i rrisë tre fëmijët tjerë.

Dyshja është parë duke mbajtur unazat e fejesës gjatë një darke romantike në Londër.

”Cristiano tashmë i ka kërkuar Gios që të martohen dhe se dasma do të ndodhë, por vetëm disa njerëz i dinë detajet”.

”E gjitha që dihet është se Gio tashmë i ka provuar disa fustane nusërie”, raporton gazeta e lartëcekur.

Georgina është në lidhje me Ronaldon që nga viti 2016, teksa takimi i tyre i parë ndodhi në një dyqan të Guccit në qendër të Madridit./IndeksOnline/