Challandes vendos se cili portier do të startoj kundër Azerbajxhanit
Ka ardhur koha për debutimin e Arijanet Muriqit tek Kombëtarja e Kosovës.
Gazeta Olle mëson ekskluzivisht nga burime pranë ekipit kombëtar se portieri i Manchester Cityt do të fitojë balotazhin me kapitenin Samir Ujkani.
Muriqi do ta nis ndeshjen me Azerbajxhanin prej fillimit. Kosovës i duhet fitorja ose barazimi për kualifikim në gjysmëfinale të Play Offit.