Përfundon pjesa e parë në “Fadil Vokrri”, Kosova në epërsi
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes që Kosova po e zhvillon kundër Azerbajxhanit.
Dardanët janë në epërsi minimale me golin e Arbër Zenelit në minutën e parë të ndeshjes.
Kosova pati edhe disa raste të tjera në këto 45 minutat e parë.
Azerët patën vetëm një gjuajtje në portë dhe ajo u prit shumë mirë nga Arijanet Muric. /IndeksOnline/