”E gjithë Prishtina për Prishtinën” – kryeqytetasit duan vendin e parë në grup
Në FIBA Europe Cup, Z Mobile Prishtina tashmë e ka siguruar kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira.
Në grupin E të këtij kompeticioni, basketbollistët prishtinas nga pesë ndeshje të zhvilluara, kanë regjistruar katër fitore dhe kanë vetëm një barazim.
Me këto statistika, vetëm Bakken Bears qëndron më lart se Prishtina (1 pikë dallim), pasi që skuadra në fjalë ka regjistruar pesë fitore, asnjë humbje apo barazim, shkruan IndeksOnline.
Por, klubi më i trofeshëm shqiptar në basketboll, nuk është i ngopur vetëm me kualifikim. Ata duan edhe vendin e parë në grupin E.
Andaj, sonte në Prishtinë, vendasit do të kërkojnë që me ndihmën e ”Plisave”, ta arrijnë këtë objektiv.
Ndeshja në fjalë zhvillohet sonte me fillim nga ora, 20:00, teksa do të ndiqet nga 3 mijë spektaktorë në tribuna./IndeksOnline/