Guardiola zbulon planet pas largimit nga Manchester City-t
Trajneri i Manchester City-t po shijon një karrierë të suksesshme me 24 trofe madhorë të fituar, 14 prej tyre te Barcelona, ku ngriti dy herë trofeun e Champions League.
Gjithsesi, spanjolli mendon se në të ardhmen do të ndryshojë dhe ka ndërmend të trajnojë në arenën ndërkombëtare.
“Do të kisha dëshirë të isha trajner i një ekipi kombëtar. Do të më pëlqente shumë.
“Do të ndodhë sepse do të jepte më tepër kohë të lirë. Do të kisha dëshirë të luaja më tepër golf, për momentin nuk kam kohë.
“Herët apo vonë do të ndodhë, nëse një ekip kombëtar do të trokasë në derën time, do të pranoja me kënaqësi.”