75 Mall Live Search
16:41 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Manchester City kërkon një shok për Arijanet Muric, por do ta huazoj në Spanjë

Manchester City është në bisedime për të nënshkruar portierin e Columbus Crew, Zack Steffen në një marrëveshje me vlerë 7.8 milionë funte, shkruan The Daily Mail .

Steffen ka kaluar dy vitet e fundit në MLS pas një përvoje të dështuar në Bundesligë me Freiburg, shkruan IndeksOnline.

23-vjeçari ishte i lidhur ngushtë me një lëvizje në Bristol City gjatë verës, por tani mund të përfundojë te kampionët në fuqi.

City u detyrua të rikthejë portierin 20-vjeçar të Kosovës Aro Muric nga huazimi te NAC Breda në gusht pas lëndimit të Claudio Bravos.

Përkundër faktit se Muric është i pa përvojë, City nuk ka në plan ta zëvendësoj me Steffen nëse ata mund të marrin një marrëveshje për 23-vjeçarin.

Steffen do të shpenzonte në gjysmën e dytë të sezonit në huazim te skuadra spanjolle Girona para se të kthehej te City verën e ardhshme.

Columbus Crew u eliminua nga MLS play-off nga New York Red Bulls më parë këtë muaj dhe Steffen mund të kishte luajtur ndeshjen e tij të fundit për klubin.

Vetëm Luis Robles (14) dhe Tim Melia (13) kanë mbajtur portën më të pastra se Steffen (10) në MLS këtë sezon. /IndeksOnline/