10:59 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

E rrahin tre persona, dy dërgohen në mbajtje, tjetri ende gjendet në arrati

Një person është sulmuar dhe është rrahur nga tre persona  gjatë ditës së djeshme në fshatin Qyshk.

Ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje ndërmjet këtyre personave, me ç’rast të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Viktima ka marrë tretman mjekësor. Dy të dyshuar janë arrestuar, ndërsa i dyshuari i tretë është në arrati.

Nga njëri i dyshuar është konfiskuar arma-shkrepës.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohen në qendrën e mbajtjes./Indeksonline/

 

Temat: