75 Mall Live Search
09:55 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Grindet me babanë dhe e rrah, arrestohet i dyshuari nga Lipjani

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan, i cili dyshohet se ka rrahur babanë e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull K-shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Indeksonline/