Ditë e zënë për Prokurorinë e Pejës, ngriten 21 aktakuza
Prokuroria Themelore e Pejës,
gjatë së premte, ka ngritur gjithsej 21 (njëzet e një) aktakuza për vepra të
ndryshme penale të parapara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Përveç 21 aktakuzave, gjatë ditës së sotme, nga prokurorët e kësaj prokurorie,
janë bërë 4 (katër) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj katër të
pandehurve.
Gjithashtu, gjatë kësaj dite janë nxjerrë 9 (nëntë) aktvendime për fillimin e
hetimeve ndaj disa të pandehurve për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore e Pejës mbetet e përkushtuar për luftimin e
kriminalitetit, dhe në këtë drejtim, kërkojmë edhe ndihmën e të gjithë atyre që
kanë njohuri për kreysit e veprave penale