Ancelottit i ”djegë” humbja: VAR erdhi vonë në Champions League
Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti pohon se ”VAR ka ardhur shumë vonë” në Champions League.
Këto pohime, trajneri italian i bëri pas ndërhyrjes së mbrojtësit të Liverpoolit, Virgil van Dijk, i cili nuk u ndëshkua me karton të kuq.
Van Dijk, pas ndërhyrjes në Dries Mertens, u ndëshkua vetëm me karton të verdhë në fitoren e djeshme të Liverpoolit, transmeton IndeksOnline.
“What’s Mertens on about”? says McManaman
— John Solano (@Solano_56) December 11, 2018
Probably on about his leg being snapped in half, pal. pic.twitter.com/e1tRpgTs61
”Të Kuqtë” triumfuan ndaj Napolit në një atmosferë brilliante në ”Anfield”, duke kaluar në fazën e eliminimit direkt, së bashku me Paris Saint-Germain në Grupijn C.
”Mund të kishte qenë karton i kuq”, tha Ancelotti pas ndeshjes.
”Ka pasur shumë diskutime për VAR derisa arriti vonë në Champions League. Por, ishte e vonshme për ne”./IndeksOnline/