15:25 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Coutinho rikthehet në Liverpool, kjo është arsyeja

Philippe Coutinho është rikthyer në Liverpool, por jo për të luajtur në Anfield, por për të festuar ditëlindjen e bashkëshortes së shokut të tij, Roberto Firmino.

Pas 5 vitesh të arta në Angli, braziliani u bashku me Barcelonën për 145 milionë funta. Ndërsa këtë të mërkurë i ka mbledhur Larissa Pereira, bashkëshortja e shokut të tij.

Festa ishte konceptuar e gjitha në ngjyrë të bardhë, dhe në këtë bardhësi janë filmuar shumë video gazmore dhe janë shkrepur foto nga momente të ndryshme.

Ndërsa Moreno ka postuar një video ku shfaqen duke qeshur së bashku me Coutinho-n dhe ka bashkangjitur një dedikim special: “Më kishë munguar vëlla.”