Arrestohet personi që spiunoi skuadrën e Frank Lampard
Policia angleze e ka arrestuar personin që ka spiunuar me dylbia stërvitjen e Derby Countryt para ndeshjes me Leeds.
Policia e qarkut në Derbyshire arrestoi një person të dyshuar për spuiunazh, prapa stadiumit me dyer të mbyllura.

Por, është trajneri i Leeds, Marcelo Bielsa ai që ka marrë përgjegjësinë për këtë rast. Trajneri i njohur argjentinas ka thënë se ai e ka dërguar një person për të spiunuar skuadrën e Frank Lampard.
“Nuk e di nëse është ligjore apo jo, por unë e them publikisht se jam personi që e kam dërguar një të afërt për të përcjellur stërvitjen e Derby Countryt” ka thënë Bielsa./Indeksonline/
