14:22 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Policia jep konferencë të jashtëzakonshme pas aksionit në veri

Zëdhënësi i Policië së Kosovës, Baki Kelani, në një konferencë pas aksionit në veri të Mitrovicës ka thënë se kanë qenë të përfshirë 100 pjesëtarë të Policisë në këtë aksion.

Ai bëri të ditur se është arrestuar R.B, i cili ka qenë në kërkim nga Policia e Kosovës dhe një person tjetër, V.B, i cili është arrestuar pasi kishte kryer veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, transmeton IndeksOnline.

Por Kelani tha se i dyshuari i dytë për vrasjen e Oliver Ivanoviqit nuk është gjetur në tri lokacionet ku ka bastitur policia.

 “Në orët e hershme të mëngjesit, në Veri të Mitrovicës Policia e Kosovës ka realizuar një operacion policor i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes se z. O. Ivanoviq. Ky operacion policor është realizuar në bazë të urdhëresës për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore, Departamenti Special, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi te dyshuar zyrtar policor i nacionalitetit serb ( R. B. ) i përfshirë në urdhër kontroll, përderisa i dyshuari tjetër po ashtu pjesëtar policor mbetet në kërkim

Nga ky aksion bëhet e ditur se janë sekuestruar 6 armë dhe pajisje të ndryshme elektronike.

Ndërsa, Prokurori Sylë Hoxha, ka thënë se ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për caktimin e paraburgimit ndaj R.B.

Hoxha po ashtu tha se në veri të Mitrovicës ka ende grupe kriminale të fuqishme, të udhëhequra nga i kërkuari, Milan Radojçiq./IndeksOnline/