Gent Cakaj jap udhëzime se si mund të ndihmoni Shqipërinë
Ministri i Punëve të Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj, të mërkuren ka thënë se në këto momente të vështira, solidariteti ynë është i një rëndësie të jashtëzakonshme, shkruan Indeksonline.
Ai në Facebook ka dhënë udhëzime se si mund të ndihmoni Shqipërinë.
“Sot më shumë se çështje zgjidhje, bashkimi i përpjekjeve është kthyer në një detyrim shoqëror e kombëtar për të gjithë ne. Ndaj, në shërbim të ballafaqimit me pasojat e rënda të tërmetit që goditi Shqipërinë duke marrë shumë jetë, shkaktuar dëme materiale e lënë shumë familje pa strehë mbi kokë, luteni të jepni kontributin tuaj të çmuar në link-un si vijon:
Secili kontribut i juaji është i pazëvendësueshëm në këtë kohë të vështirë që po kalon Shqipëria. Çdo ndihmë e juaja do të përdoret nga Emergjencat Civile në ndihmë të të dëmtuarëve nga tërmeti dhe në shërbim të lehtësimit të pasojave të tij në përgjithësi.
#ShqipëriaSolidare”, ka shkruar ai./Indeksonline/