18:08 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

A do të luaj më në Botëror Douglas Costa? Mjekët japin lajmin e shumëpritur

Stafi mjekësor i Brazilit e ka konfirmuar lëndimin e Douglas Costa. Por, dyshimet se ylli brazilian e ka humbur Botërorin tashmë janë hequr.

Selektori Tite ka marrë lajmin e mirë se Costa mund të jetë përsëri nën urdhërat e tij.

Ylli i Juventusit nuk do të luaj ndaj Meksikës për shkak të lëndimit, por do të jetë i gatshëm nëse Brazili kalon tutje.

Situata ishte shqetësuese pas që Costa pësoi lëndim ndaj Kosta Rikës dhe dyshohej se Botërori për të ka përfunduar./Indeksonline/