75 Mall Live Search
22:34 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

A ka më guximtare se Marina, kjo nuk pritej

Prezentuesja e njohur shqiptare, Marina Vjollca, shkëlqen thuajse në çdo publikim që e bënë në rrjetet sociale.

Gjatë ditës së sotme ka treguar sharmin e saj me veshjet përplot ngjyra e lule, duke e zbukuruar edhe më tepër pamjen e saj tërheqëse, shkruan Indeksonline.

Por, në një postim tjetër, Marina kap një insekt me duart e saj dhe kjo mund të vërehet përmes unazës së saj, të cilën prezantuesja e mban zakonisht.

Rëndom vajzat frikësohen nga insektet, por kjo mund të tingëlloj paragjykuese dhe aspak e drejtë për Marinën guximtare.

Prezantuesja nuk është parë tani e një kohë në asnjë emision televiziv, nga koha që udhëhiqte spektaklin argëtues „ C’est la vie“.

Kujtojmë se ajo është e martuar me reperin kosovar, Getoar Selimi, për çka emri i saj u lakua disa herë për një shtatëzani të mundshme, por akoma nuk kemi asgjë të re./Indeksonline/.