17:57 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

A po e transferon Chelsea lojtarin e Manchester United? – tregon Lampard

Javët e fundit u spekulua se Chelsea është në bisedime me mesfushorin e talentuar të Manchester United, 19 vjeçarin, Angel Gomes.

Gomes nga sot është lojtar i ri pasi i skadon kontrata me ekipin e United, transmeton Indeksonline,

Rreth këtyre spekulimeve ka folur trajneri i Chelseas, Frank Lampard i cili i ka mohuar.

‘Unë mund të them se asnjëherë nuk më është përmendur emri i tij. Kjo është e gjitha’, u shprehë anglezi.

Për Gomesin kishte shprehur interesim edhe Barcelona në të kaluarën./Indeksonline/