20:46 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Afërdita Dreshaj ‘tradhëton’ të fejuarin, ky është partneri i jetës së saj (Foto)

Modelja dhe këngëtarja shqiptare Afërdita Dreshaj shpesh ka treguar që një nga miket e saj më të mira është Xhesika Berberi. Madje bukuroshet, çdo moment shfaqen së bashku, duke ndarë momente argëtimi e përditshmërie edhe me ndjekësit e tyre në rrjete sociale, shkruan Indeksonline.

Së fundmi Afërdita ka postuar një fotografi ku shihet me Xhesikën, teksa ka shkruar: Partneri i jetës!

Ndryshe kujtojmë që Afërdita shumë shpejtë do t’i jep fund beqarisë, duke kurorëzuar me një dasmë dashurinë disavjeçare me të fejuarin e saj çek, Jakub Kindl./Indeksonline/