11:11 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Akil Gjakova në gjysmëfinale

Xhudo sjell edhe medaljen e tretë për Kosovën në lojërat mesdhetare Tarragona 2018.

Pas dështimit të xhudistes së re Laura Fazliu e cila u mposht qysh në garën e parë,  Akil Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale. Akil Gjakova ka fituar me Ippon kundër garuesit të Spanjës Javier Ramirez.

Kjo do të jetë medalja e tretë për Kosovën në këto lojëra, që të tria të fituara në sportin e xhudos.