13:12 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Aksident te Stacioni i Autobusëve, lëndohet një grua (Foto/Video)

(I plotësuar) -Një aksident komunikacioni ka ndodhur afër Stacionit të Autobusëve në Prishtinë mes një veture dhe një kamioni.

Në pamjet e dërguara nga një lexues i Indeksonline, shihet se lëndime ka pësuar një grua.

Si pasojë e këtij aksidenti është bllokuar edhe rruga dhe janë krijuar kolona të gjata./Indeksonline/

…………………………………………………………………………………………………………….

Bllokohet qarkullimi i veturave në rrugën afër Stacionit të Autobusëve (Video)

Rruga kryesore afër stacionit të Autobusëve në Prishtinë është bllokuar krejtësisht.

Në pamjet e siguruara të Indeksonline, shihen veturat të cilat presin në kolonë, përderisa disa të tjera mundohen të kthehen në korsinë e kundërt për t’i ikur kolonës.

Nuk dihet saktësisht arsyeja e bllokimit të saj./Indeksonline/