18:47 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Alban Mehmeti për djalin: Dashnia për libra, ishalla i zgjat (Foto)

Alban Mehmeti është një nga këngëtarët kosovarë që më së shpeshti poston fotografi familje në rrjete sociale.

Ai së fundmi ka postuar një fotografi të djalit të tij të madh në rrjetin e tij social Instagram. Teksa djali i këngëtarit shihet duke mbajtur disa libra në duar, e ai si me shaka ka vënë një mbishkrim në këtë fotografi:

Dashnia për libra, ishalla i zgjat!

Kujtojmë që në fund të vitit që lamë pas ai u bë prind edhe i një djali tjetër./Indeksonline/