17:32 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Albana Osmani me fjalë të mëdha për deputetin kosovar

Albana Osmani e ka përfunduar me sukses misionin e saj human në Kosovë me fushatën “Ti je një luledielli”.

Prezantuesja e famshme shqiptare ka mbetur pa fjalë nga shpirti human i deputetit kosovar, Gani Dreshaj.

Albana e quan deputetin e AAK-së si njeri të jashtëzakonshëm.

Kujtojmë që Dreshaj që nga paslufta ka ndihmuar njerëz të varfër e të sëmurë duke qenë gjithmonë afër njerëzve në nevojë.

Personaliteti i famshëm televiziv e ka përshkruar me fjalë të mëdha politikanin nga Istogu, të cilat i ka ndarë në storien e saj në Instagram./Indeksonline/