15:14 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Albatrit Muqiqi sjell projektin e ri (Video)

Këngëtari i njohur shqiptar, Albatrit Muqiqi është larguar paksa nga skena muzikore.

Por si duket tashmë ai është gati që të sjell projektin e tij të ri, transmeton Indeksonline.

“Nuk muj me të fal”, titullohet kënga e re të cilën pritet që të sjell së bashku me videoklip.

Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtari përmes llogarisë së tij në “Instagram”, ku edhe ka treguar për bashkëpunëtorët e tij në këtë projekt.

Ndryshe, kënga e fundit e këngëtarit është bashkëpunimi me Genta Ismajlin, “Po du met pa”./Indeksonline/